Ka ndodhur

Vidhet biznesi në Tiranë, një person i maskuar merr paratë dhe largohet

Gazeta Si – Një person i paidentifikuar, i veshur me kostum të kuq dhe me një kapele në kokë, ka vjedhur një shumë parash në një biznes në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë mbrëmjen e kësaj të marte rreth orës 20:35.

Policia njofton se autori dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka arritur të vjedhë shumën e parave në biznes dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë