Gazeta Si - Një pasuri me vlerë 3 milionë euro dhe një sërë pronash i janë sekuestruar shtetasit me inicialet L.B., të dyshuara si të ardhura nga veprimtaria kriminale.
Sipas njoftimit zyrtar nga Prokuroria e Fierit, sekuestro ndaj pasurive të tij dhe të familjarëve, është kryer pasi rezulton i dënuar për trafik droge dhe si anëtar i një organizate kriminale në Greqi.
Nga hetimet e kryera deeri më tani, dyshohet se pasuritë me vlerë 3 mln euro janë vënë prej të ardhurave nga krimi.
Pasuritë e sekuestruara janë:
5 (pesë) pasuri të llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe 722 m², 486.7 m², 180.5 m², 57 m², 77.31 m² me vendodhje në lagjjen “1-Maji” Fier.
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 63.6 m² , me vendndodhje në Fier..
2 (dy) pasuri të llojit apartament me sip.63.4m² dhe 139.6m², si dhe një pasuri e llojit garazh me vendndodhje në “Uji i Ftohtë”, Vlorë.
Pasuri e llojit papafingo, me sipërfaqe totale 221.8m² me vendondohje në Selitë, Tiranë.
Pasuria e llojit “njësi shërbimi”, me sip.197 m² me vendndodhje Selitë, Tiranë.
Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe totale 197.4m², me vendndodhje Selitë, Tiranë.
5 (pesë) pasuri të luajtshme të llojit automjet dhe motomjet të regjistruar pranë Drejtorisë Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Fier.
Pasuri e llojit “njësi tregtare”, lidhur me aktivitetin tregtar “Bar-Kafe”, Fier, të ushtruar nga perosni fizik L.B.
2 (dy) Llogari bankare me gjendje 212,341.46 lekë dhe 22,628.7 mijë Euro.
Të gjitha këto pasuri kapin vlerën e mbi 3 milionë eurove.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.