Ka ndodhur

Babë e bir kanosin me armë zjarri dy vëllezër në Vaun e Dejës për pronat

Gazeta Si – Një konflikt për motive pronësie mes dy familjeve në Vaun e Dejës, Shkodër, ku u përfshinë 4 persona, është parandaluar nga policia në Shkodër.

Policia tha se një 53-vjeçar është arrestuar, ndërsa në kërkim është shpallur djali i tij.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 53-vjeçari dhe djali i tij 27 vjeç, kanë kanosur me armë zjarri dy vëllezër, 37 vjeç dhe 35 vjeç, të dy banues në Bushat.

Ndërkaq, policia vijon punën për kapjen e 27-vjeçarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë