Ka ndodhur

Librazhd, 80-vjeçari kapet me automatik dhe fishekë në banesë

Gazeta Si – Një 80-vjeçar në Librazhd, është dënuar nga gjykata me “arrest shtëpie”, pasi dyshohet se fshihte në banesë një armë të llojit kallashnikov pa leje dhe fishekë luftarakë.

Gjatë një kontrolli në banesën e të moshuarit me iniciale Q.SH., u gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov dhe disa fishekë luftarakë.

Për shkak të moshës, mësohet se Prokurori ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, vendim që u la në fuqi edhe nga Gjykata e Elbasanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë