Motosport

Vershtapen pa rivalë edhe pas titullit, në pod me kampionin edhe Piastri e Norris

Gazeta Si – Mund të kënaqej duke festuar titullin e tretë radhazi kampion bote, pas vendit të dytë në garën Sprint të së shtunës, por ka menduar t’i vërë gjërat në vendin e vet Maks Vershtapen. Holandezi ka fituar Çmimin e Madh të së dielës në Losail.

Ai regjistroi fitoren e radhës në sezonin e tij të artë, duke mposhtur konkurrentët në Katar. Si dy javë më parë, në pod bashkë me SuperMaks u ngjitën Oskar Piastri dhe Lando Norris me makinat MekLaren, por duke ndryshuar vendet.

Vendin e katërt e ka zënë Xhorxh Rasëll, protagonist i një kontakti në nisje me shokun e skuadrës Ljuis Hemilton, menjëherë jashtë gare. Në vend të 5-të ka dalë Sharl Leklerk me të vetmen Ferrari në garë, pasi Karlos Sainz mungoi për një problem.

Në 10-shen më të mirë arritën të renditen edhe Fernando Alonso, Esteban Okon, Valteri Botas, Guanyu Zhou (dy Alfa Sauber në top 10!) dhe Serxhio Perez.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë