Ka ndodhur

Trafik armësh nga Shqipëria në Greqi, videomesazhet tradhtuan 2 të arrestuarit! Mendohet se do çoheshin në Selanik

Detaje të reja nga tentativa për trafikim të armëve të zjarrit nga Kapshtica drejt Greqisë për të cilën më 6 tetor 2023 u arrestuan Xhimi Hoxha e Miklovan Veliu.

Mësohet se në Kapshticë automjeti u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë pas analizës së riskut.

Kontrollorët i bënë pyetje shoferit i cili shfaqi pasiguri më pas automjeti u kalua në vijë të dytë për kontroll të detajuar.

Armët u gjetën të fshehura poshtë sediljes së shoferit.

Mësohet se destinacioni i armëve ishte Selaniku.

Ndërkohë sa i përket hetimit bëhet e ditur se dy të arrestuarit gjatë marrjes në pyetje nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë mohuan se kishin lidhje me njëri-tjetrin për trafikimin e armëve por pretendimet e tyre janë të pavërteta pasi policia gjeti dhe sekuestroi prova që faktojnë bashkëpunimin mes dy të arrestuarve. Bëhet fjalë për mesazhe dhe video që ata kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ku tregojnë si të sajojnë vendin në automjet për të fshehur armët.

Videot e mesazhet u gjetën në telefonin e njërit prej dy të arrestuarve dhe janë administruar si prova materiale.

Mendohet se armët i kishte siguruar 41-vjeçari nga Tepelena, Xhimi Hoxha por me banim në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë