Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, pasi vinin baste sportive pa leje si dhe ka sekuestruar celularët që përdornin për këtë veprimtari të paligjshme në fushën e lojërave të fatit.
Kanë qenë specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët gjatë kontrollit të ushtruar për të goditur këtë fenomen kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të vënies së basteve sportive, me aparate celulare.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në një lokal në rrugën “Stavri Themeli” dhe në një lokal në Ndoq, shërbimet e Policisë gjetën të hapura në celularët e shtetasve A. H. dhe E. D., faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit A. H., 36 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.