Lajme

Sulmet në Izrael, MPJ: Asnjë shqiptar i lënduar, numri ku mund të kontaktoni  

Ministria Për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se deri më tani nga sulmet e raketave mbi Izrael nuk raportohet për shqiptar të lënduar.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael, ku sipas të dhënave të deritanishme nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.

Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin:+972 54-4806601 ”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë