Ka ndodhur

I kërkuar ndërkombëtarisht, arrestohet në Morinë 31-vjeçari nga Serbia

Gazeta Si – Një 31-vjeçar nga Serbia është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Morinë.

Policia thotë se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

“Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë në hyrje të vendit, rezultoi se 31-vjeçari me iniciale D.S. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Vjena, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Austrisë”, – thotë policia në njoftimin për shtyp.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri kanë nisur procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë