Motosport

Gati për titullin e 3-të radhazi, Vershtapen: S’e mendoja kurrë të arrija Senën dhe Laudën

Gazeta Si – Maks Vershtapen pritet të certifikohet këtë fundjavë kampion bote që pas garës Sprint të së shtunës në Katar. Do të jetë titulli i 3-të radhazi për holandezin e Red Bull-it, që ndihet vërtet i surprizuar, edhe pse e ka dominuar Botërorin 2023.

“E pranoj, nuk e kisha menduar se do të arrija pilotë të kalibrit, si Airton Sena, Niki Lauda dhe Xheki Stjuart”, – ka thënë Vershtapen. Më i fokusuar te puna ndërkohë Ljuis Hemilton: “Skuadra ime është ende shumë e uritur, më pëlqen, më jep mkarikimin e duhur”.

Në prag të Çmimit të Madh të Katarit, 2 herë kampioni i Formula 1, shprehet: “Është bukur të vish këtu me titullin e konstruktorëve të fituar. Do të jetë një fundjavë interesante: pista është argëtuese, por është edhe shumë nxehtë, temperaturat do të bëjnë diferencën.

Për garën Sprint të së shtunës duhet të punojmë fort që të premten. Titullin mund ta fitoj që të shtunën, ky është objektivi ynë. Shpresojmë që të jetë një fundjavë e paharrueshme për ne”.

Për të komplimentuar sezonin e holandezit mendon edhe Ljuis Hemilton: “Nëse mendoj për sezonin e Maksit, ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe duhet të vazhdojë kështu. Nuk them asgjë për nivelin, të gjithë pilotët kanë objektiva besoj. Unë, Maksi dhe Fernando Alonso jemi ata që shtyjmë më fort drejt limiteve për t’i realizuar.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë