Drejtësia

Pagoi 120 mijë euro që t’i vrisnin gruan, Apeli lë në qeli avokatin Alban Bengasi

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në qeli avokatin Alban Bengasi, i akuzuar se ka paguar 120 mijë Euro për të dhunuar dhe vrarë ish-bashkëshorten.

Emri i Bengasit ka dalë nga dëshmia e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, i cili tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, ka treguar se Bengasi ia kishte ofruar fillimisht shumën monetare atij, por për shkak se ishte femër nuk kishte pranuar.

Dumani vazhdon në rrëfimin e tij, duke pretenduar se kërkesën e tij e kishte plotësuar shtetasi Eljo Bitri, duke e goditur atë në fytyrë me grushte.

Nga ana tjetër, Bengasi ka kërkuar që të lirohet me argumentimin se Nuredin Dumani është mashtrues.

Por Apeli ka vendosur ta lërë në qeli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë