Gazeta Si – Një 42-vjeçar u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Sinjalizimi”, pasi policia i ka sekuestruar 5 thasë kanabis me peshë 26 kilogramë.
Lënda narkotike u gjet në bagazhin e një “Benzi” që drejtohej nga shtetasi M.K., i cili u arrestua nga uniformat blu në Durrës.
42-vjeçari, banues në Fushë Krujë akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




