Gazeta Si - Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi të njëjtat masa sigurimi për të akuzuarit e koncesionit të sterilizimit.
Ish-ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni që fitoi tenderin Ilir Rrapaj do të qëndrojnë në arrest në burg.
Ndërkohë, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu do të hetohen në "arrest shtëpie". Arben Gjata dhe Genc Burazeri do të qëndrojnë në detyrim paraqitje.
Kurse Naile Ajazi dhe Petro Mersini, të cilët kanë masën e sigurisë detyrim paraqitje, nuk kishin bërë ankim.
Ish ministri dhe biznesmeni, u arrestuan mesin e gushtit të këtij viti, ku bashkë me ta për këtë koncesion u vunë nën akuzë edhe 6 zyrtarë të tjerë.
Referuar dosjes, vërtetohet lidhja e ish-ministrit me biznesmenin, që fitoi koncesionin për sterilizimin e seteve kirurgjikale.
Sipas SPAK ish-zëvëndësministri dhe biznesmeni kanë përfunduar studimet bashkë me Fakultetin e Mjekësisë në 1991-1994. Po ashtu edhe drejtori i kompanisë koncesionare Sani Service, ka qenë shoku i tyre i klasës.
Nga të dhënat në sistemin TIMS rezulton se Ilir Rrapaj, Ilir Beqja dhe Klodian Rjepaj hynë në Shqipëri më datë 15.06.2014. Kjo periudhë përkon me kohën përgatitore të koncesionarit.
SPAK bën me dije se ata kanë udhëtuar edhe në kohë të tjera së bashku. Konkretisht Rjepaj, Rrapaj dhe Ombro Staccini kanë dalje nga Shqipëria nga Rinasi më datë 13 prill 2016.
Në 24 nëntor të po të njëjtit vit Rrapaj dhe Rjepja dalë nga Shqipëria dhe kanë shkuar në Peruxhia. Një tjetër provë që rendit SPAK është se nga këqyrja e faqes së ministrisë rezulton se më datë 15 qershor 2014 është bërë postim nga takimet e kryera nga Ministri i Shëndetësisë Beqja dhe Ilir Rrapajt.
-Klodjan Rjepaj: arrest me burg për “shpërdorim detyre”
-Ilir Rrapaj: arrest me burg për “mashtrim me pasoja të rënda”
-Saimir Kadiu: arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”
-Marsela Serjana: arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh:” dhe “shpërdorim detyre“
-Arben Gjata: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”
-Naile Ajazi: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe ‘shpërdorim detyre”
-Genc Byrazeri: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”
-Petri Mersini: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.