Ka ndodhur

Tregtonte mallra kontrabandë në Tiranë, në pranga 42-vjeçarja

Gazeta Si – Një 42-vjeçare me iniciale E.Rr., është arrestuar në Tiranë, pasi magazinonte dhe tregtonte veshje dhe produkte të ndryshme kozmetike të kontabanduara.   

Gjatë kontrollit në dyqanin e saj në “Komunën e Parisit” në kryeqytet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan mallra dhe produkte të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre.

Nga verifikimet ka rezultuar se 42-vjeçarja nuk deklaronte në organet kompetente, të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.     


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë