Ka ndodhur

Vlorë, 14 persona të shoqëruar nga policia. Sekuestrohen edhe makina të blinduara

Gazeta Si – Një aksion policor në Vlorë për persona të shpallur në kërkim apo për armëmbajtje pa leje mbrëmjen e të hënës, është finalizuar me shoqërimin e 14 prej tyre krruesisht të rinj.

Raportohet se Policia, Operacionalja dhe FNSH-ja, kanë ushtruar kontrolle në disa lokale në qytetin bregdetar, në kërkim të personave me precedent penal.

Kontrolle ka pasur në disa lagje të qytetit. Këtij operacioni, që ka nisur disa ditë më parë i është bashkuar edhe RENEA.

Sakaq mësohet se janë shoqëruar 14 persona, dhe janë sekuestruar edhe disa makina të blinduara.

Nga policia ende nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me këtë operacion.

Nuk është hera e parë që në qytetin bregdetar zhvillohen aksione të tilla, pasi dyshohet se qarkullojnë elementë të armatosur dhe të rrezikshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë