Ka ndodhur

‘Range’ godet nga pas makinën e policisë në Vlorë, plagoset efektivi

Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një makinë policie është përplasur nga një makinë tjetër e tipit “Range Rover”.

Policia njofton se makina tip “Range Rover” me drejtues shoferin me iniciale A.M. është përplasur me automjetin e policisë me drejtues punonjësin e policisë, me iniciale A.I., në Vlorë.

Si pasojë, janë dëmtuar punonjësi i Policisë dhe pasagjeri në automjetin që ai drejtonte, shtetasi V. M., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet  se drejtuesi i makinës “Range Rover” ka qenë nën efektin e alkoolit, ku është shoqëruar në ambientet e Policisë se Vlorës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë