Gazeta Si – Një 66-vjeçar me inciale B.T., është arrestuar, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij e për pasojë flakët janë përhapur duke djegur një sipërfaqe me bimësi dhe rreth 200 ullinj në fshatin Goriçan të Dimalit.
Pas marrjes së njoftimit se kishte rënë zjarr i cili ishte përhapur nga era dhe po digjte një sipërfaqe të madhe me bimësi dhe ullinj në Goriçan, policia me shërbimin zjarrfikës, kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




