Ka ndodhur

Aksident i pazakontë në Fier, makina përplaset me varrezat publike

Gazeta Si – Një aksident i pazakontë ka ndodhur, paraditen e sotme, pranë varrezave publike të qytetit të Fierit. Një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga një i moshuar është përplasur me një varr, teksa ka humbur kontrollin e automjetit.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila e ka shoqëruar në komisariat për të zbardhur rrethanat e kësaj përplasjeje me dëme materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë