Arsim

Rankimi / Universiteti i Tiranës në fund, renditet i 677-ti nga 688 universitete

studentunivesitet

Nga Gazeta Si- Dy renditësit më të rëndësishëm të universiteteve në botë kanë publikuar të dhënat e vitit 2023, ku rezulton se 4 Universitet shqiptare bien 200 vende nga renditja e vitit të kaluar. 

I pari, Times Higher Education World University Rankings (#THE) futi në renditje vetëm një universitet nga Kosova, atë të Prishtinës ndërkohë që nuk ka asnjë Universitet nga Shqipëria.

Universiteti i Prishtines është renditur në vendin e 1501.

Ndërkohë universitet më të mira në Rajon janë 3 universitete serbe (renditur ne vendet e 801+, 1001+ 1501+, 2 Universitete të Bosnjës dhe 1 i Maqedonisë.

I dyti, QS World University Ranking i cili prej pak vitesh ka bërë pjesë të rankimit katër universitete publike ( UT, UAMD, UPT, UBT) shqiptare dhe 2 private (Epoka & Bedër) i ka renditur Universitetet tona ndër të fundit në listë, nga 688 universitete në total.

Universitetet shqiptare renditen:

Universiteti Bujqësor i 605

Universiteti Durrësit i   606

Universiteti i Politeknik i 658

Universiteti i Tiranës i 677

Universiteti i Tiranës është vetëm 10 vende larg nga fundi i tabelës, pra i 677 nga 688 universitete. Ndërkohë këto 4 universitete në vitin 2021 renditeshin tek fasha 301-350 dhe në 2022 midis 350-400.

Rënie në renditje nuk kanë pësuar vetëm prej shtimit të universiteteve të reja në rankim që edhe pse futen rishtas, renditen më sipër.  Rënia këtë vit është me rreth 200 vende ndërkohë në listën e rankimeve janë shtuar vetëm 146 universitete.

“Universitetet shqiptare duhet ti nënshtrohen vettingut”

Në një prononcim për median, Qëndresa Qytetare vlerëson se ky pozicionim i universiteteve shqiptare lidhet me qasjen e tyre ndaj arsimit, pasi “ato investojnë më shumë për zyrat e titullarëve sesa për pajisje shkencore, rekrutojnë staf mbi baza miqësie dhe jo meritokracie”.

Qëndresa Qytetare thotë se Universitetet shqiptare duhet ti nënshtrohen vetingut akademik, administrativ dhe financiar, për ti pastruar nga rekrutimet nepotike dhe avancimet e padrejta shkencore, “përndryshe vitet e ardhshme nuk do i gjejmë fare në këto rankime ndërkombëtare”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë