Më 27 shtator, ‘Google’ mbush 25 vite që është krijuar dhe sot rikujton 10 zhvillimet e tij në fushën e Inteligjencës Artificiale (IA), një temë që është bërë gjithnjë e më e përsëritur.
“IA-ja ka fuqinë për të lehtësuar detyrat e përditshme dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve më të mëdha të shoqërisë”, tha kompania në një postim zyrtar.
2001: “Google Search” ndihmon përdoruesit të korrigjojnë drejtshkrimin e pyetjeve.
Google Search është motori i kërkimit më i përdorur në të gjithë botën.
2006: Nis “Google Translate”
Google translate është një nga risitë më të pritura të Google. Me anë të këtij shërbimi, njerëzit nga e gjithë bota mund të përkthenin çdo gjuhë në pak minuta.
2015: “TensorFloë” një ‘bibliotekë’ falas për mësimin e inteligjencës artificiale për ta bërë AI më të aksesueshme.
2016: “AlphaGo” mposht kampionin botëror Go, një lojë ku dy lojtarë tentojnë të fitojnë sa më shumë territor.
2016: TPU-të mundësojnë vendosje më të shpejtë dhe më efikase të IA-së
2017: “Google Research” prezanton “Transformer”, një program ku mund të mësosh rreth arkitekturën.
2018: Fillon BERT. Ky program ndihmon Search-in të kuptojë më mirë pyetjet që bëjnë njerëzit.
2023: “Bard” lehtëson bashkëpunimin me IA-në gjeneruese
2023: PalM 2 ndihmon në mësimin e mëtejshëm të të ardhmes së IA-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.