Gazeta Si – Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia në fshatin Qerret në Vaun e Dejës, në kuadër të operacionit të koduar “Seized”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 38-vjeçar, autor i dyshuar i këtij rasti, procedohet në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, bashkëpunëtore në këtë veprimtari kriminale.
Policia ka asgjësuar me anë të djegies 115 bimë kanabis që ishin kultivuar në këtë fshat.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi 38-vjeçari dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, 34 vjeçe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



