Ka ndodhur

Plagoset një minator në Bulqizë, nën hetim brigadieri dhe inxhinieri

Gazeta Si – Një punonjës i një miniere në Bulqizë, ka mbetur i plagosur për shkak të shembjes së disa gurëve brenda në galeri një ditë më parë, 25 shtator.

Sipas policisë, inxhinieri B.Ç, 66 vjeç nga Bulqiza dhe brigadieri A.H., 67 vjeç nga Tirana, po ndiqen penalisht për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Këta shtetas dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë marrë masa për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, me qëllim sigurimin e jetës së punëtorëve që punonin në atë galeri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë