Gazeta Si – Dy 16-vjeçarë janë arrestuar në Tiranë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhje. Mësohet se të miturit kanë vjedhyr dy biznese gjatë ditëve të fundit në kryeqytet.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë vjedhur një laptop dhe katër celularë, në dy dyqane me pajisje elektronike. Ndalimi u bë në aksin Shkozë-TEG pas informacioneve se qarkullonin të armatosur.
Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit është larguar dhe ka hedhur një pistoletë nga dritarja. Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur automjetin me trafikndarësen.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një armë zjarri pistoletë, një laptop dhe 11 celularë. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga këta shtetas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



