Ka ndodhur

Planifikoi vrasjen e tre personave në 2017-ën, arrestohet 41-vjeçari në Pogradec

Gazeta Si – Një 41-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar pas 6 vitesh, që nga koha kur tentoi të vriste tre persona.

Banues në fshatin Rëmenj, Lorenc Kuqo, siguroi kushtet dhe mjetet materiale, për të vrarë në një lokal, 3 shtetas me të cilët ishte konfliktuar për motive të dobëta, në vitin 2017.

Kuqo është dënuar nga Gjykata e Lartë me 7 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 3 muaj.

Më datë 25 prill 2017, 41-vjeçari, pas konflikteve për motive të dobëta me 3 shtetas, kishte planifikuar që t’i vriste ata.

Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi ngjarjen e rëndë, që ishte planifikuar të ndodhte në ambientet e një lokali. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automatik kallashnikov, 1 automjet dhe 1 kapuç (maskë), që i posedonte shtetasi Lorenc Kuqo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë