Kosova

Vazhdojnë të shtëna armësh në veri(video)

Nga Gazeta ‘Si’-Mediat në Kosovë kanë publikuar video ku dëgjohen të shtëna armësh në afërsi të fshatit Banjskë të Zveçanit ku në orët e hershme të mëngjesit u vra një polic i Kosovës.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili në postimin e tij ka shkruar “Të shtënat me armë kundër policisë janë në vazhdim”.

Ndërkohë sipas mediave të Kosovës, dyshohet se personat që kryen sulmin janë fshehur brenda Manastirit të Banjskës.

Pas sulmit me armë ku u vra polici është mbyllur edhe pika kufitare në Bërnjak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë