Ka ndodhur

Ilaçe kontrabandë në autobusin Prishtinë-Tiranë, sekuestrohen medikamente me vlerë 15 mijë euro

Gazeta Si – Një 54-vjeçar është arrestuar në Kukës, pasi autobusin në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kuti me medikamente të ndryshme (mallra për të cilat paguhet akcizë), me vlerë 15 000 euro.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi M.H., banues në Kosovë, pronar i autobusit të linjës Prishtinë-Tiranë, në të cilën u gjetën medikamentet që do të kontrabandoheshin në Shqipëri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë