Nga Gazeta ‘Si’-Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në ish-fabrikën e qelqit në Kavajë. Nga zjarri rrezikohen disa shtëpi, të cilat janë shumë afër zjarrit.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe zjarrfikëse, që po shuajnë flakët.
Zjarri ka rrezik që të përhapet më shumë pasi favorizohet nga era e fortë.
Policia vijon hetimet për kapjen dhe identifikimin e autorit të zjarrvënies, ndërsa në ndihmë të zjarrfikëses së Kavajës do të vijnë dhe zjarrfikëset nga Rrogozhina.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




