Ka ndodhur

Makina bie në kanalin me ujë te Mbikalimi i Patokut, humb jetën 32-vjeçarja

Gazeta Si – Një 32-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur te mbikalimi i Patokut në Kurbin.

Policia thotë se rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.

Për fat të keq, automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës, i cili ishte i mbushur me ujë.

Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës ka humbur jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë