Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet. Një 82-vjeçar ka vrarë gruan e tij duke e goditur me shkop druri.
Gruaja e pajetë në ambientet e shtëpisë është gjetur nga shërbyesja që punonte në shtëpinë e dy të moshuarve.
“Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pajetë dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.
Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80-vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi L. P, banues në fshatin Pëllumbarë.
Policia thotë se ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L. P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.