Gazeta Si – Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e polcisë së Tiranës pasi akuzohet se ka përplasur për vdekje një 35-vjeçare.
Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në spital nga plagët e marra Matilda Salla.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan, 27 vjeçarin, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ka aksidentuar një 35 vjeçare, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital” njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




