Ka ndodhur

Iu gjet kanabis në ballkon, lirohet nga qelia këngëtarja Enca Haxhia

Gazeta Si – Këngëtarja Ruenca Haxhia, e njohur si Enca, është liruar këtë të enjte nga qelia, pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Këngëtarja u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e saj në Lundër u gjetën disa vazo ku kultivohej kanabis sativa.

Avokati mbrojtës i Encës, pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm, pasi nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit.

Ata e konsideruan arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër arresti nga gjykata, por vetëm me iniciativë të OPGJ. Mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e bimës është bërë për kureshtje.

Kështu deklaroi edhe këngëtarja më herët, duke thënë se 5 vazot me kanabis i kishte për përdorim vetjak. Ajo u vu në pranga paraditen e së martës, pas një kontrolli në banesë. Policia shoqëroi dhe të dashurin e saj, por ky i fundit u lirua menjëherë pas marrjes në pyetje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë