Ka ndodhur

Maliq/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, tre të lënduar

Nga Gazeta ‘Si’-Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik në Maliq.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur 3 persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Korçës për të marrë mjekimin e duhur.

Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se aksidenti ndodhi pasi drejtuesi i automjetit tip “Audi” ka humbur kontrollin, gjë që ka çuar në daljen e mjetit nga rruga.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë