Drejtësia

Nisma ‘Thurje’ kallëzon në SPAK ish-ministren e Bujqësisë dhe drejtuesit e AZHBR-së: Abuzuan me fondet e BE

Gazeta Si – Nisma “Thurje” ka kallëzuar në SPAK ish-ministren e Bujqësisë Frida Krifca e dyshuar për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian.

Denoncuesit e konsiderojnë Frida Krifcën dhe funksinarët e AZHBR-së përgjegjës për shpërndarjen e fondeve, të cilat u tjetërsuan dhe nuk përfunduan për të fuqizuar fermerin.

‘Fondet e IPARD janë vjedhur në Shqipëri. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë ne përjashtohemi nga fondet e BE-së. Jemi para një rasti dhe tradhtimi që i bëhet fermerit shqiptar. Fermeri shqiptar detyrohet ta bëj sot se është i tradhtuar nga qeveria e vet, – tha drejtuesi i Nismës ‘Thurrje’, Endri Shabani. – Ne jetojmë në një nga vendet më pjellore në Europë. Mirë që e kanë lënë fermerin vet, mirë që i heqin aksesin nëpër tregje fermerit, por edhe kur vijnë fonde nga BE, që ta ndihmojnë fermerin shqiptar edhe këto lekë i vjedhin me të njëjtën grup oligarkësh. Ky është populli më pro evropian në Europ”, u shpreh Shabani për mediat.

Sipas Shabanit, “edhe kur ka fonde nga BE, edhe këto lekë i vjedhin, i ndajnë me të njëjtin grup oligarkësh. Ne i kërkojmë SPAK që ta vendosë një kufij të pakalueshëm në këtë pikë. E dyta jemi para një vije që nuk duhet të kapërcehet kur Shqipëria tradhtohet në rrugën e integrimit të BE”.

Në përgjigje të akuzave nga opozita, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, sqaroi nga Kuvendi në korrik të këtij viti pezullimin e faturës së rimbursimit nga Drejtoria e Përgjithshme për Bujqësi dhe Zhvillim Rural e Komisionit Evropian për një pjesë të shpenzimeve të radhës të fondeve për mbështetjen e bujqësisë. 

Ministrja shpjegoi se është e vëmendshme për çdo rekomandim. Ajo shtoi se nuk thuhet në asnjë moment për korrupsion.

Krifca nënvizoi se AZHBR raporton në mënyrë periodike. Prandaj, sipas ministres, në këtë hetim janë përballur pa frikë, pasi agjencia ka rezultate pune.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë