Ka ndodhur

Tregtonte kokainë në lokalin e tij, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari në Fier

Gazeta Si – Një 54-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi kishte përshtatur lokalin e tij për shitje dhe përdorim të lëndëve narkotike, kokainë.

Policia tha se u sekuestruan 50 doza kokainë, 250 euro dhe 3 celularë, ku gjatë operacionit “District” u arrestua në flagrancë shtetasi E.R.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë