Gazeta Si – Këngëtarja shqiptare Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin si Enca, është arrestuar me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Policia bën me dije se pasi ushtroi kontroll në banesën e këngëtares, në ballkon gjeti 5 vazo të mëdha të mbjella me kanabis.

Pas arrestimit, këngëtarja ka thënë se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Nga burime paraprake, mësohet se 27-vjeçarja është kapur bashkë me të dashurin e saj.
Banesa e këngëtares ndodhet në afërsi të Tegut në një vilë private.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




