Ka ndodhur

Vrau 44-vjeçarin për kultivimin e kanabisit në Pukë, arrestohet pas një viti autori i dyshuar

Gazeta Si – Një vit pas vrasjes së 44-vjeçarit Pjetër Kola në Pukë, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.

Ai është Maltin Gjini 37 vjeç, i njohur edhe si Anton Gjini, banues në fshatin Kalivaç të Lezhës, i cili u arrestua nga agjentët e hetimit të krimeve në Policinë e Shkodrës.

Ndaj 37-vjeçarit është vendosur “arrest në burg” në mungesë nga Gjykata e Pukës. Ai akuzohet për vrasje me dashje, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje e narkotikëve.

Maltin Gjini akuzohet se vrau me armë Pjetër Kolën më 27 shtator 2022 për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet tij dhe viktimës, të cilët dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë për kultivim të bimëve narkotike.

Autori dhe viktima u takuan për t’u sqaruar, por çdo gjë shkoi keq dhe 37-vjeçari nxorri armën duke e qëlluar.

Pjetër Kola fillimisht mbeti i plagosur dhe u dërgua nga vëllai i tij në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, e më pas u transportua në Spitalin e Shkodrës. Por aty ndërroi jetë për shkak të plagëve në trup.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë