Ka ndodhur

Pëson arrest kardiak sapo futet në det, humb jetën turistja boshnjake në Durrës

Gazeta Si – Një turiste 60-vjeçare nga Bosnjë Hercegovina ka humbur jetën këtë të hënë në Durrës, si pasojë e një arresti kardiak. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se gruaja humbi jetën sapo u fut në ujë.

Policia tha se rreth orës 13:20, në lagjen nr.13, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin, në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën, shtetasja S. V., 60 vjeçe.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në një njoftim të policisë së Durrësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë