Ka ndodhur

Burrel / U ndje keq në çerdhe, i mituri ndërron jetë rrugës për në spital

Gazeta Si – Një fëmijë 2 vjeç në Burrel, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, pasi u ndje keq në çerdhen ku qëndronte.

Sipas policisë, i mituri ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit.

Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, sipas burimeve paraprake, mësohet se i mituri ishte ditë më parë me temperaturë dhe të vjella.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë