Ka ndodhur

Mbajti peng në banesë për disa orë 14-vjeçaren, shpallet në kërkim i riu në Mat

Gazeta Si – Një 31-vjeçar nga Mati është shpallur në kërkim, pasi i ka marrë peng një 14-vjeçare, duke e mbajtur në banesën e tij dhe sapo konstatoi mbërritjen e policisë në fshat u largua.

Pas informacioneve të marra në rrugë informative, se një shtetas po mbante në banesën e tij, një të mitur pa dëshirën e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në zonën e sinjalizuar, për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për arrestimin e autorit.

Ndër të tjera policia thekson se 31 vjeçari banues në fshatin Frankth, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në fshat, për shkak të ndjekjes intensive dhe kontrolleve që po ushtronte policia, 31-vjeçari, e ka lënë të miturën dhe vetë ka mundur të largohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë