Ka ndodhur

Transportoi 8 afganë për të kaluar ilegalisht kufirin, pranga 31-vjeçarit në Vlorë

Gazeta Si – Një 31-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi akuzohet se ndihmonte emigrantët e paligjshëm të kalonin kufirin.

Sipas policisë, mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Drashovica”, është bërë i mundur ndalimi i të riut në aksin rrugor “Peshkëpi-Vlorë”, pasi në automjeti tip “Ford Focus”, ishin 8 emigrantë me shtetësi afgane, të cilët po transportoheshin, kundrejt pagesave, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti “Ford Focus”, 150 dollarë dhe 50 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 1 celular.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë