Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, ndërsa dy të tjerë janë vënë në hetim dhe një është shpallur në kërkim pasi zbuloi të kultivuar lëndë narkotike në zonën e plazhit të Lukovës.
Këta pesë persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Lukovë, në pjesën e ullishtes dhe të zonës së pyllëzuar që gjendet mbi plazh, në një parcelë, kishin kultivuar 31 bimë narkotike.
Policia thotë se në pranga kanë rënë V. K., 30 vjeç, banues në Lukovë dhe K. A., 26 vjeç, banues në Maliq, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, si bashkëpunëtor për këtë veprimtari kriminale, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi R. M., 33 vjeç, banues në Lukovë.
Po ashtu janë vënë në hetim në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, F. V., 29 vjeç, banues në fshatin Piqeras, Himarë, dhe Sh. H., 37 vjeç, banues në Gjirokastër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.