Dënohet me 11196 vite burg Faruk Fatih Ozer, i cili akuzohet si kreu i Crypto Exchange Thodex për krime të shumta përfshirë mashtrimin, udhëheqjen e një organizate kriminale dhe pastrim parash. Vendimi u dha nga gjykata turke, raportojnë shkruajnë mediat e huaja. Gjykata në Stamboll dënoi edhe dy vëllezërit e motrat e tij me burg, duke i shpallur ata fajtorë për mashtrim të rëndë.
Mediat kanë zbardhur dëshminë e të riut turk para gjykatës. “Unë jam mjaft i zgjuar për të udhëhequr çdo institucion në Tokë. Kjo është e dukshme në këtë kompani që kam krijuar në moshën 22-vjeçare. Nuk do të kisha vepruar kaq amator nëse kjo do të ishte një organizatë kriminale”, tha ai para gjykatësit.
I riu turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”. Ai akuzohet për mashtrim të 391 000 qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, mashtrim me dëm ekonomik 2 miliardë dollarë.
Faruk Fatih Ozer u arrestua në Shqipëri gushtin e shkuar dhe më pas u ekstradua në Turqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




