Ka ndodhur

Lëvizte me kallashnikov dhe municion luftarak në automjet, arrestohet 37-vjeçari dhe pasagjeri

Nga Gazeta ‘Si’-Një 37-vjeçar është vënë në prangat e Policisë, pasi është kapur me kallashnikov dhe municioni luftarak në makinë.

Mësohet se A. Zh., 37 vjeç, banues në Berat i kishte fshehur armët në bagazhin e automjetit që drejtonte. Ndërkohë, është arrestuar edhe shoku i tij, A. K., 32 vjeç, banues po në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.  

Dyshja u arrestua në lagjen “Valas”, Cërrik në kuadër të operacionit policor të koduar “Covered”.    


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë