Nga Gazeta ‘Si’ – Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte (7 shtator) në afërsi të Qafës së Koshovicës në Fier, ku janë përfshirë dy automjete.
Një automjet tip “Benz” është përplasur me një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit.


Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po zbardhin dinamikën e këtij aksidenti të rëndë.
Përplasja ka qenë tepër e fortë aq sa furgoni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor teksa është kthyer përmbys. Ndërkohë në këtë aks është krijuar edhe një radhë e gjatë automjetesh prej disa kilometrash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




