Ka ndodhur

Asgjësohen 87 bimë kanabis në Lushnjë, vihen në pranga baba e bir dhe dy të afërm të tyre

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga 4 persona, babë e birë dhe dy të afërm të tyre, pasi kultivuan bimë narkotike kanabis.

“Blutë” asgjësuan nëpërmjet djegies 87 bimë narkotike kanabis sativa.

“Si rezultat i një hetimi njëmujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Murrizë, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Lidhja”.

Në kuadër të këtij operacioni, gjatë kontrolleve në territorin e këtij fshati, në një pronë publike, u gjetën të kultivuara 87 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat në përfundim të veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë