Motosport

Leklerk pa nder! Shpërthejnë polemikat në rrjetet sociale për dy pilotët e Ferrarit

Gazeta Si – Polemika në rrjetet sociale me dy pilotët e Ferrarit në fokus. Saktësisht, mes Sharl Leklerk dhe familjes së shokut të skuadrës, Karlos Sainz.

Nëna e pilotit spanjoll, i cili zuri vendin e tretë në garën e fundit në Monca, kishte vendosur ‘like’ në postimin e një tifozi të djalit të saj, që kishte një përmbajtje të ashpër ndaj Leklerk.

“E dini çfarë ka Karlos, që kurrë nuk do ta ketë Leklerk? Nderin’, – shkruhej në mesazhin e tifozit në ‘X’, ku ai festonte për vendin e 3-të në Monca. ‘Komplimente Karlos, sot ke mbyllur shumë gojë”, – vazhdonte mesazhi.

Pak minuta më pas erdhi reagimi i pilotit francez. Edhe në këtë rast nëpërmjet një ‘like’ në një postim të një tjetër tifozi, që kishte publikuar foton triumfuese të Sharl Leklerk në Monca në citin 2019, të shoqëruar me fjalën ‘nder’. Zonja Reyes Vàzquez de Castro e hoqi më pas ‘like’-n, por polemikat kishin shpërthyer ndërkohë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë