Ka ndodhur

Rreh gruan me justifikimin se i kanë bërë magji, arrestohet 48-vjeçari, viktima shtrohet në psikiatri (video)

Nga Gazeta Si – Policia ka arrestuar një shtetas me iniciale D.B, 48-vjec, banues në Mat, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, me pretekstin se i kanë bërë magji.

Bashkëjetuesja si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike është trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë.

Policia zbuloi se për të justifikuar dhunën, 48-vjeçari kishte paguar një shtetas nga Kosova për të shëruar gruan, pasi pretendonte se asaj i kishin bërë magji ndërkohë që shtetasi kosovar po procedohet penalisht për mashtrim.

Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 380 copë fishekë luftarak.

I arrestuari është i dënuar më parë për kanosje dhe kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se 33-vjeçarja, si pasojë e dhunës është dërguar nga familjarët e saj për trajtim mjekësor dhe në spitalin psikiatrik, Tiranë.

Po në vijim te hetimeve të thelluara për këtë rast, ka rezultuar se 48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses së tij, pretendonte se 33-vjeçares i kishin bërë magji dhe kishte paguar shtetasin K.P., 37 vjeç, banues në Kosovë, i cili vinte në banesën e shtetasit D.B., për të shëruar 33-vjeçaren.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë