Nga Gazeta ‘Si’ – Një aksident me pasojë plagosjen e një çifti me banim në Itali dhe vajzës së tyre 21 vjeçe është regjistruar mesditën e sotme në Vlorë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Tre të aksidentuarit janë nisur drejt spitalit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në kryqëzimin e quajtur “Kali i Trojës”, ku automjeti me drejtues Sh. Xh., 59 vjeç, banues në Itali, është përplasur me automjetin me drejtues D. T., 23 vjeç, banues në Vlorë.
Nga përplasja janë dëmtuar pasagjeret në automjetin që drejtohej nga 59-vjeçari, bashkëshortja dhe vajza e tij, përkatësisht V. Xh., 48 vjeçe, dhe I. Xh., 21 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




