Ka ndodhur

Nuk u ndje mirë dhe ndali makinën, humb jetën 70-vjeçari në Himarë

Nga Gazeta ‘Si’ – Një 70-vjeçar ka humbur jetën brenda automjetit të tij, mesditën e kësaj të hëne në Himarë.

Sipas policisë mësohet se i moshuari i cili ndodhej ne automjet me djalin e tij, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ndaluar makinen.

Pak minuta pasi ka ndaluar automjetin, 70-vjeçari ka humbur jetën, në automjet, dyshohet për shkak të një arresti kardiak.

Grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e humbjes së jetës


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë