Ka ndodhur

Kakavijë, tentoi të kalonte rreth 20 mijë euro pa i deklaruar, procedohet shtetasi grek

Një shtetas grek ka tentuar të nxjerrë nga Republika e Shqipërisë 18.150 euro pa i deklaruar.

Policia ka sekuestruar shumën e parave, ndërsa ndaj shtetasit grek 53-vjeç është nisur një procedim penal.

“Në bazë të analizave të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me drejtues shtetasin grek , në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën të fshehura 18 150 euro që ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin , 53 vjeç, banues në Greqi, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë